Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të udhëtojë për vizitë në Hagë më 17 qershor.
Këtë e ka bërë të ditur Shefi i kabinetit të kreut të Kuvendit, Ilir Kërçeli, i cili ka thënë se së bashku me kryeparlamentarin Konjufca do të udhëtojnë për në Hagë për t’i vizituar ish-krerët e UÇK-së, shkruan tv-opinion.
“Bashkë me kryeparlamentarin Konjufca me datën 17 Qershor udhëtojmë për t’i vizituar ish krerët e UÇK-së në Hagë”, ka shkruar Kërçeli.