Gjykata Administrative ka aprovuar ankesën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës për anulimin e zgjedhjeve të 27 majit në vendvotimin nr.6 në Tërrnoc.
Si rezultat, ky vendvotim do të shkojë në rivotim.
Ankesa e KSHL-së u miratua pas dy refuzimeve në shkallë të parë dhe të dytë të procesit zgjedhor: Komisionit Komunal Zgjedhor të Bujanocit-KKZ dhe Koalicionit Republikan Zgjedhor-KRZ.
Kjo do të jetë hera e katërt që qytetarët e këtij vendvotimi duhet të votojnë.
Në regjistrin zgjedhor janë të përfshirë 1089 qytetarë me të drejtë vote.
Datën e rivotimit në Tërnoc do ta përcaktojë KRZ.