Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj komandantit të nënstacionit policor në Zhur, Z.S., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar”.
Ai është dënuar me kusht në kohëzgjatje prej 7 muajsh, dënim i cili nuk do të ekzekutohet në afat prej një viti, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, nëse i akuzuari nuk kryen vepër të re penale.
Sipas njoftimit të Gjykatës “i akuzuari, si person zyrtar – Komandant i Nen Stacionit Policor ne Zhur, ne dokumentin zyrtar – Fletëparaqitjen për Kundërvajtje, me numër SHQ………., te datës 27 mars 2021, të lëshuar kundër kundërvajtëses, M.E., nga zyrtari policor V.F., dhe D.K., sipas se cilës fletëparaqitje ajo kishte bere kundërvajtje nga neni 72.1 te Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor (Ligji nr.05/L-088) dhe për te cilën kundërvajtje te njëjtës i është shqiptuar gjoba ne shume prej 200 euro, masa mbrojtëse – marrja e patent shoferit për tre (3) muaj dhe shqiptimi i një (1) pike negative, ashtu që i akuzuari ne ketë fletëparaqitje shënon te dhëna te rreme, ne atë mënyre qe me date 29 mars 2021, ndërhyn ne fletëparaqitjen duke shënuar se kundërvajtësja ka kryer kundërvajtje nga neni 78.1, tek pjesa e gjobës i ‘a bën gjobën 50 euro, anulon masën mbrojtëse dhe piken negative duke fshire me lapsin kimik, fshin edhe tek vendi ku shkruan “Dokumenti i konfiskuar”, ku ka qene i shënuar numri i patentë shoferit te kundërvajtëses, vendos nënshkrimin e tij tek “Nënshkrimi i mbikëqyrësit” dhe shënon numrin e ID-se se tij, me te cilin nënshkrim vërteton ketë dokument zyrtar qe përmban te dhëna te rreme.” /GazetaExpress/