Një person i gjinisë mashkullore ka njoftuar se derisa ka qenë me kamionin e tij në lëvizje, persona të panjohur nga një veturë kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.
Nga të shtënat janë dëmtuar dy gomat e kamionit.
Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa rasti po hetohet.
Njoftimi i plotë i policisë:
PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM/Gllogoc 17.04.2023-09:55. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me kamionin e tij në lëvizje, persona të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij me ç’rast i kanë dëmtuar dy gomat e kamionit dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar, rasti në procedurë hetimore.