Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë në Lipjan.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se është raportuar se pas një konflikti verbal dhe fizik, dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë qëlluar me armë zjarri tre viktima meshkuj kosovarë dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Viktimat janë dërguar në QKUK, ku njëri prej tyre duke mos i përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku si prova materiale janë sekuestruar, tri gëzhoja, një predhë dhe një fragment metali.
Dy të dyshuarit gjenden në arrati, rasti në procedurë hetimore.
Rasti ka ndodhur në Rrugën “Lidhja e Prizrenit”.