Ngjarjet e datës 24 tetor 2022.
Viola von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, do të mbajë konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës, Prishtinë, ora 09:30)
Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Opinioni i Pavarur Studentor dhe Paqja Studentore (UDS-USPE-OPS-PS), si organizatat më të votuara të dala nga zgjedhjet studentore të qershorit 2022 në Universitetin e Prishtinës, mbajnë konferencë për media. (Pranë ndërtesës së rektoratit të UP-së, Prishtinë, ora 10:00)
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama dhe bashkëpunëtorët e tij, do të vizitojnë hapësirën ku tashmë kanë filluar punimet për ndërtimin e qendrës së parë institucionale për trajtimin e qenve endacakë. (Zona e Hajvalisë në rrugën “Dëshmorët e Gollakut”, afër lagjes “Marigona Hill”, ora 10:00)
Zëvendëskryeministri i parë Besnik Bislimi merr pjesë në lansimin e raundit të ri të programit të bursave të nivelit master “Young Cell Scheme” për vitin akademik 2023-2024. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare, Prishtinë, ora 10:30)
Mbahet Java për të drejtat e viktimave të krimit” me moton “Moment Reflektimi i Zinxhirit Institucional”. Merr pjesë presidentja Vjosa Osmani (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 10:30-12:00)
Komuna e Deçanit organizon festën tradicionale “Dita e Gështenjës”. (Deçan, ora 12:00)
Partia Socialdemokrate (PSD) do të mbajë një aktivitet simbolik rreth temës së dialogut me Serbinë. (Sheshi “Skënderbeu”, pranë objektit të Qeverisë së Kosovës, ora 13:00)
Mbahet konferenca Gjeopolitika e re pas agresionit rus kundër Ukrainës organizuar nga Kolegji Universum, Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) dhe Forumi Ballkanik (BF), nën ombrellën e Forumit të Punëve të Jashtme dhe Sigurisë (FAS Forum) i themeluar nga organizatorët. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 13:00 – 17:30).