Policia ka konfirmuar se është gjetur një trup i pajetë në Liqenin e Badocit.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i ka thënë lajmi.net se dyshimet janë që trupi i pajetë është personi i zhdukur, G.G, shkruan lajmi.net.
“Sot rreth orës 11:30, nga ekipi i kërkimit i përbërë nga njësite policore dhe të FSK-së, në liqenin e Badovcit është gjetur një trup i pajetë. Ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se bëhet fjalë për personin mashkull G.G, i cili nga familjarët është raportuar i zhdukur më datën 17 prill 2023, në stacionin e Lipjanit”, ka thënë Ahmeti./