Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar sot takimin e radhës në kuadër të dialogut teknik, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Përgjatë këtij takimi Kosova dhe Serbia kanë arritur nënshkrimin e marrëveshjes për energjinë.
Pas kësaj ka reaguar edhe Gjermania, ku zëdhënësi i Qeverisë së Gjermania, Steffen Hebestreit shteti gjerman mbështet plotësisht hapat e ardhshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton lajmi.net.
“Urime kryenegociatorët e Serbisë dhe Kosovës dhe Miroslav Lajčák! Siç ka nënvizuar kancelari Olaf Scholz gjatë udhëtimit të tij të fundit në rajon: Gjermania mbështet plotësisht hapat e ardhshëm drejt normalizimit të gjithanshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Hebestreit në Twitter.
Marrëveshja për Energjinë ishte nënshkruar para gati një dekade, saktësisht në shtator të vitit 2013, e që ishte konfirmuar në gusht të vitit 2015.
Sipas kushteve, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), do t’i lëshojë licencë Elektroserverit.
Qytetarët e komunave me shumicë serbe në veri të vendit kanë deklaruar se kanë pranuar faturat për energjinë elektrike nga “Elektrokosmet”, që konsiderohej si kompani ilegale.
Qytetarët në komunat e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit e Zubin Potokut nuk kanë paguar rrymë për më shumë se dy dekada.