Një grua, shtetase e Maqedonisë së Veriut është gjetur pa shenja jete në Skenderaj.
Rasti është raportuar të dielën në ora 17:38 në Policinë e Kosovës, shkruan lajmi.net.
Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Njoftimi i plotë nga policia :
HETIM I VDEKJES
Skenderaj 20.11.2022 – 17:38. Raportohet se viktima femër shtetase e Maqedonisë së Veriut është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /