Një 30-vjeçar në Ferizaj është gjendur sot pa shenja jete.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia për Rajonin e Ferizajt, shkruan lajmi.net.
Ata kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur në fshatin Saraishtë të Ferizajt.
Sipas dyshimeve të para, dyshohet për vetëvrasje.
“Sot, në ora 07:15, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në fsh. Saraishtë të Ferizajt është një rast i vetëvrasjes. Hetuesit dhe krimteknikët Rajonal të Hetimeve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Tehemelore e Ferizjat i kanë marr veprimet e nevojshme për hetim dhe trupi i pajetë me inicialet D.O (M/K) i moshës 30 vjeçar është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, kanë bërë të ditur nga Policia. /