Gjendet i vdekur një person në rrugë në Lubizhd të Prizrenit.
“Raportohet se në rrugë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, ka njoftuar policia.
Personi i vdekur është Afidin Karadji nga fshati Lubizhd i Prizrenit.