Një grua është gjetur pa shenja jete në Prizren.
Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh, ka njoftuar se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekësia ligjore të cilët, me vendim të prokurorit, trupin e pajetë e kanë dërguar për obduksion”, thuhet në njoftim.
Tutje, policia e ka cilësuar rastin si “vdekje e dyshimtë”.