Një person ka raportuar në Polici se derisa ishte duke hapur një varr ka hasur në eshtra që dyshohet të jenë të njeriut.
Në raportin e Polcisë së Kosovës thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti për krime lufte të cilët kanë marrë eshtrat e kufomës për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).
“GJETJE E ESHTRAVE/Fsh. Zabërxhë, Mitrovicë 23.09.2022 – 09:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke hapur një varr ka hasur në eshtra që dyshohet të jenë të njeriut. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti për krime lufte të cilët kanë marrë eshtrat e kufomës për ekzaminim në IML”, thuhet në raportin e PK-së.
Policia ka njoftuar më tej se rasti është duke u hetuar.