Është arrestuar një person në Gjakovë, pasi dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur, shkruan Demokracia.com.
Rastin në polici e ka raportuar nëna e saj.
Policia njofton se i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./Demokracia.com/
Raporti i plotë (shtesë):
SULM SEKSUAL
Gjakovë 03.11.2022 – 21:00. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar policinë se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar seksualisht vajzën e sajë të mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.