Shoqata “Nëna Terezë” është duke e realizuar projektin për ndihmë të riatdhesuarve kryesisht nga Gjermania.
Donator i këtoj projekti është GIZ-i gjerman ndërsa të riatdhesuarit ndihmohen me mjete për frizere, rrobaqepëse, autolarje.
Qëllimi i projektit është që të kthyerit nga Gjermania të punojnë këtu dhe të mos kërkojnë të ritkthehen në Gjermani.
Marash Berisha përgjegjës i projektit për Tëlevizionin Opinion njofton se janë 34 persona të riaddhesuar të cilëve ju ndahen mjete.
Këta persona ndihmohen kryesisht me mjete për të filluar punën dhe për tu pavarësuar ndërkohë.
Shoqata “Nëna Terezë” është duke e monitoruar projektin dhe të gjithë që kanë përfituar janë duke e ushtruar profesionin për të cilin u janë ndarë mjetet.
Ky projekt përfundon bernda pak muajve dhe në Shoqatën Nëna Terezë besojnë se ky projekt do të vazhdojë sepse janë shumë persona të riatdhesuar për të cilët një ndihmë e tillë është e mriëseardhur.