Ish-drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, e ka quajtur paradoksale ngritjen e çmimit të rrymës së energjisë elektrike, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, është e pa kuptueshme se si në Evropë ka ulje të inflacionit, ulje të çmimeve e në Kosovë përkundër përballje më shumë kriza bëhet edhe ngritja e çmimit të energjisë elektrike.
“Është paradoksale që deri sa në Evropë kemi stabilizim të inflacionit , deri sa ne Evropë kemi rënie të çmimeve të produkteve strategjike. Në Kosovë e kemi një situatë ku në të njëjtën kohë përkundër inflacionit të lartë edhe përkundër pagave në sektorin privat përkundër një krize të heshtur ekonomike që e ka kapluar Kosovën kemi rritje të çmimeve të produkteve strategjike, në veçanti të energjisë elektrike, lind pyetja si është e mundur që të kemi këtë rritje të çmimit të energjisë elektrike kur qoftë se ne importojmë, çmimet kanë rënë në berza ndërkombëtare”, tha ai.
Gërxhaliu Ai shtoi se është duke u luajtur me ndjenjat e qytetarëve dhe po cenohet standarti jetësor.
“E dyta si është e mundur që në Kosovë të prodhohen 700 deri 840 megavat energji elektrike, kostoja e prodhimit është 31 euro dhe do të thotë një megavat i energjisë elektrike të shitet për 29 e 40. Dhe e treta si është e mundur kur e kemi kohën kur temperaturat po bien, ku nevoja për energji elektrike është më e vogël të kemi këtë ngritje dhe paradoksi më i madh është ku thuhet që arsyetimi i ngritjes së çmimit të energjisë elektrike është rehabilitimi i kapaciteteve prodhuese”.
“Besoj që po eksperimentohet me ndjenjat e qytetarëve, besoj që po cenohet standardi jetësorë dhe në këtë drejtim besoj që duhet të ketë angazhim më të madh të akterëve që të mendohet për shtet dhe për qytetarët dhe jo vetëm për pushtet dhe për forcim të pozicionit politik”, tha ai.
Ai tha se si pasoj e ngritjes së këtyre çmimeve do të ketë goditje direkte në edhe në ekonomin veçanti në sektorin prodhues dhe tek shërbimet.
“Efektet e këtij çmimi apo të kësaj ngritje do të jenë të shumta, nuk duhet të analizohet vetëm në aspektin social apo në aspektin e standardit të qytetarëve. Duhet të ketë goditje direkte në edhe në ekonomin veçanti në sektorin prodhues dhe tekë shërbimet”.
“Andaj besoj që është një eksperiment i cili do të ketë një kosto shumë të shtrenjtë për Kosovën dhe për ekonominë kosovare jemi para sfidave të shumta dhe besoj një ngritje e tillë e çmimit është një indikator kyç, por e ndan aspektin ekonomik në Kosovë, e demotivon dhe demoralizon qytetarin e Kosovës dhe në këtë drejtim nuk duhet habitur që ikja është një opsion që po e zgjedhin jo vetëm të varfëritë, por edhe familjaret e tjerë që e kanë një standard më të lartë dhe më të mirë për të jetuar në Kosovë”, tha ai.