TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Gërvalla takoi kryeministrin kroat: Kosova ka ofertë dhe klimë të mirë për investime

09/03/2023
in Ballina, Kosovë, Lajme
Gërvalla takoi kryeministrin kroat: Kosova ka ofertë dhe klimë të mirë për investime
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë vizitës zyrtare në Kroaci, ditën e dytë të takimeve e nisi me takimin me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç.
Ministrja Gërvalla vuri në pah dhe vlerësoi lart faktin që Kroacia si vend anëtar i BE-së dhe NATO-s dhe si mik tradicional i Kosovës, mbështet pa rezervë Kosovën në rrugën e saj integruese euro-atlantike dhe në anëtarësimet e reja ndërkombëtare të saj.

Temë e veçantë e takimit, siç informoi ministria, ishte bashkëpunimi ekonomik dhe investimet kroate në Kosovë. Kosova mirëpret investimet kroate dhe ka një ofertë dhe klimë të mirë për investime në shumë sektorë.

“Republika e Kosovës është e përkushtuar për paqe e stabilitet rajonal dhe promovon fqinjësi të mirë me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Thellimi i marrëdhënieve bilaterale me Republikën e Kroacisë në shumë fusha të interesit të përbashkët është me prioritet për Qeverinë e Kosovës.”, u bë e ditur në komunikatë.

Ministrja Gërvalla falënderoi kryeministrin Plenkoviç për mbështetjen e tij personale në Forumin Ekonomik shumë të suksesshëm mes Kosovës dhe Kroacisë të organizuar javë më parë në Prishtinë.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton të drejta për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, përfshirë edhe komunitetin kroat që jeton në Kosovë. Lidhjen mes dy vendeve tona e bëjnë më të fortë edhe komunitetet tona respektive. Shqiptarët në Kroaci paraqesin një komunitet të fuqishëm, të integruar dhe kontribuojnë në të gjitha fushat në shoqërinë kroate, duke u bërë urë e fortë lidhëse mes Kosovës dhe Kroacisë.”, u bë e ditur tutje në komunikatë.

Tags: Andrej PlenkoviçDonika GervallaKosova
ShareTweetShare
Previous Post

Këshilli i Ministrave të BE-së miratoi në lexim të parë liberalizimin e vizave për Kosovën

Next Post

Kusari-Lila flet për takimin e sotëm të Lajçakut dhe Kurtit: Kosova është në rrugë të drejt

Related Posts

Murtezaj: ATK-ja lidere në rajon, punësimi joformal mbetet problematikë
Kosovë

Murtezaj: ATK-ja lidere në rajon, punësimi joformal mbetet problematikë

by TV OPINION
22/03/2023
Qeveria emëron Bordin e “KRU Gjakova”
Ballina

Kurti: Sonte bëhen dy vjet nga zgjedhja e Qeverisë, gjatë kësaj kohe buxhetit iu shtuan 760 milionë euro

by TV OPINION
22/03/2023
Hoti thotë se gjatë qeverisjes së Kurtit u rrit importi nga Serbia
Ballina

Hoti: Kosova po funksionon si pa zot shtëpie, shumë institucione kyçe pa drejtues

by TV OPINION
22/03/2023
Hapet tenderi për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë
Kosovë

Hapet tenderi për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë

by TV OPINION
22/03/2023
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë: Jemi të përkushtuar të hapin kapituj të rinj bashkëpunimi
Kosovë

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë: Jemi të përkushtuar të hapin kapituj të rinj bashkëpunimi

by TV OPINION
22/03/2023
Next Post
Gashi tha se 8 deputetë të koalicionit qeverisës duan t’i bashkohen LDK-së, Kusari: S’kam informatë, as indikacion

Kusari-Lila flet për takimin e sotëm të Lajçakut dhe Kurtit: Kosova është në rrugë të drejt

Te fundit

Osmani pas takimit me von der Leyen: Në luftën kundër bandave në veri, presim mbështetje nga BE-ja dhe SHBA-ja

Kërcënimi nga Petkoviq për agresion ushtarak, reagon presidentja Osmani: Në territorin e Kosovës kurrë më nuk do të ketë policë dhe ushtarë të Serbisë

09/12/2022
Sara Hoxha flet për ish të dashurat e Ledrit

Sara Hoxha flet për ish të dashurat e Ledrit

28/07/2022
Kjo do të jetë marrëveshja e re mes Kosovës dhe Shqipërisë për kalimin e kufirit

Kjo do të jetë marrëveshja e re mes Kosovës dhe Shqipërisë për kalimin e kufirit

20/06/2022
Shqipëria nënshkruan marrëveshje 49 milionë dollarë me Fondin Arab për rrugën Qukës-Qafë Plloçë

Shqipëria nënshkruan marrëveshje 49 milionë dollarë me Fondin Arab për rrugën Qukës-Qafë Plloçë

10/08/2022
Maroku-Spanja, `Tiki-Taka` përballë mbrojtjes së ngjeshur marokiene

Maroku-Spanja, `Tiki-Taka` përballë mbrojtjes së ngjeshur marokiene

06/12/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Murtezaj: ATK-ja lidere në rajon, punësimi joformal mbetet problematikë
  • Kurti: Sonte bëhen dy vjet nga zgjedhja e Qeverisë, gjatë kësaj kohe buxhetit iu shtuan 760 milionë euro

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?