TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Gërvalla: Serbia duhet të jetë serioze, por s’jam optimiste për ndryshim

27/03/2023
in Ballina, Kosovë, Lajme
Kryediplomatja Gërvalla do të marrë pjesë në “Summit of the Americas”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, deklaroi se Kosova ka nevojë që Serbia të jetë serioze në procesin e normalizimit të marrëdhënieve, e jo të refuzojë secilën marrëveshje që shkon në Bruksel për nënshkrim. Ajo deklaroi për mediumin portugez “Diaro de Nolicias” se normalizimi i raporteve nënkupton sjellje normale të palëve, respekt të fqinjësisë dhe moskërcënim me luftë. Sipas Gërvallës, në procesin e negociatave janë parë dy lloje të Serbisë.

“Është kaq e vështirë me Serbinë. Ata ulen në tryezën e bisedimeve dhe premtojnë dhe pastaj vjen një Serbi krejtësisht tjetër kur bëhet fjalë për zbatimin e premtimeve. Kësaj radhe Serbia as që nënshkroi, kështu që nuk jam optimiste për të pritur ndryshime në javët apo muajt e ardhshëm”, tha ajo.

Sipas Gërvallës, Serbia nuk qe gati për marrëveshje në Bruksel as më 27 shkurt e as më 18 mars, e kjo sipas saj, nuk u kritikua as nga Bashkimi Evropian si ndërmjetës i dialogut.

“Serbia vazhdon lojën e vjetër të transmetimit të mesazheve dhe më pas kur vjen koha për nënshkrim, refuzon. Është për të ardhur keq që BE-ja po e mundëson këtë situatë dhe nuk po i zgjidh sfidat e dialogut që po ndërmjetëson”, tha ajo.

Ministrja e Jashtme deklaroi se Kushtetuta e Kosovës si produkt i politikës evropiane u garanton të drejta të gjera pakicave, me theks të veçantë serbëve. Ajo tha se ajo që mund të diskutohet në Bruksel, gjendet tashmë brenda Kushteutës, e ky debat për Gërvallën, është për ta larguar vëmendjen nga problemet reale.

“Kjo udhëheqje serbe s’është aspak e interesuar ta çojë Serbinë në BE. Këtë e thonë çdo ditë. Nëse i shikojmë sondazhet, shohim se edhe njerëzit në Serbi, shumica, s’janë pro anëtarësimit të Serbisë në BE. Kjo do të thotë se të gjitha vendet tona që po bëjnë përparim, për shembull Kosova po bën përparim të madh në çështjet e sundimit të ligjit sipas standardeve evropiane, duhet të presin derisa Serbia, që i shërben interesave të Rusisë, të ndahet nga ajo, ose të ketë rrugë ku i plotësojnë kushtet për të hyrë në BE. Besoj se BE-ja nuk është shumë e sinqertë në ofertën që i bën Ballkanit Perëndimor për integrim dhe kjo është pjesë e problemit. Nëse oferta është e sinqertë, atëherë përpjekjet e rajonit do të konsiderohen të mjaftueshme”, tha ajo.

Për diplomacinë ndërkombëtare, Gërvalla tha se Kosova duhet të punojë me miqtë dhe vendet partnere, e sidomos me vendet mosnjohëse që kanë dilema apo “keqkuptime mbi atë se çka është Kosova dhe si u bë vend i pavarur”.

E pyetur për bashkimin kombëtar, ministrja e Jashtme tha për mediumin portugez se Kosova po punon për ndërtim të demokracisë, së bashku me Shqipërinë.

“Republika e Kosovës nuk po shkon askund, është një realitet, dhe ne po punojmë shumë dhe fort për të ndërtuar një shtet demokratik, të drejtë dhe të begatë që së bashku me Shqipërinë të mund të anëtarësohemi në Bashkimin Evropian në të ardhmen”, shtoi ajo.

Tags: Donika GervallaKosova
ShareTweetShare
Previous Post

Kurti: Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale në Kosovë

Next Post

Tre raste të reja me COVID-19, 112 raste aktive

Related Posts

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
Ballina

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë

by TV OPINION
11/02/2025
Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet
Kosovë

Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

by TV OPINION
11/02/2025
​LVV dhe LDK partitë më të gjobitura nga PZAP
Ballina

PZAP gjobit me afro 10 mijë euro LVV-në, PDK-në e LDK-në

by TV OPINION
11/02/2025
Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
Ballina

Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike

by TV OPINION
11/02/2025
Rama reagon për arrestimin e Veliajt
Lajme

Rama reagon për arrestimin e Veliajt

by TV OPINION
11/02/2025
Next Post
1,860 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Tre raste të reja me COVID-19, 112 raste aktive

Te fundit

IPK rekomandon suspendimin e një togeri dhe një zyrtari policor

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, policia nis hetimet

23/07/2022
Juventusi konfirmon lëndimin e Pogbas

Juventusi konfirmon lëndimin e Pogbas

26/07/2022
Certifikohen 11 subjekte politike dhe 606 kandidatë për deputetë

Raste të dyshuara të cenimit të fshehtësisë së votimit, Prokurori i Shtetit: Jemi të angazhuar në mbrojtjen e votës së lirë

16/01/2025
Anulohet koncerti i Butrint Imerit në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

Anulohet koncerti i Butrint Imerit në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

03/08/2022
Parashikimi i motit për sot: Diell, shi e shkarkime rrufesh

​Parashikimi i motit për sot

03/10/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove KQZ Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
  • Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?