Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, tha se deri në këto momente nuk ka asnjë informacion zyrtar se ambasadori Martin Berishaj ka bërë ndonjë shkelje, raporton Ekonomia Online.
Këtu komente ajo i bëri Pas takimit, ato kanë mbajtur një konferencë për medie me homologen nga Sllovenia, Tanja Fajon.
“Unë kam kërkuar dhe vazhdoj të kërkoj nga shtetet të cilat janë përmendur që të na japin informacione se a janë të vërteta apo spekulime të medieve të ndryshme akuzat ndaj tij”.
“Ambasadori nuk shkarkohet për shkak të spekulimeve mediale ai shkarkohet kur ka arsye faktike. Deri në këtë moment unë nuk kam asnjë informacion të vetëm zyrtar që shkelje të tilla kanë ndodhur”.
“Sot në mëngjes kam folur me ambasadorin Berishaj dhe ai ka treguar gatishmërinë që të bëjmë një konferencë të përbashkët për shtyp ku ai do të mund t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve”.