Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla – Schwarz, i ka reaguar emisarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Ajo në një postim në Twitter ka shkruar se Kosova është pajtuar që të “pauzojë” deri më 1 shtator, por vetëm nëse bllokadat largohen më 1 gusht.
“Faktet mbesin fakte: Kosova është pajtuar me propozimin e SHBA-së, në linjë me BE-në. Ne jemi pajtuar që ta pauzojmë deri më 1 shtator 2022 – por vetëm nëse bllokadat largohen më 1 gusht. Reciprociteti do të mbesë realitet. Kosova nuk ka ‘shtyrë’ asgjë, rregullorja për ID-të është miratuar nga mesnata”, ka shkruar ajo, derisa e ka shpërndarë një postim të Lajçakut.
Ndërsa në postimin e shpërndarë nga Gërvalla, Lajçak ka shkruar “Mirëpresim vendimin e Kosovës për ta pranuar propozimin e Josep Borrel për shtyerjen një mujore. BE pret që të gjitha bllokadat të hiqen menjëherë. Borrell ftoi Kosovën dhe Serbinë që të angazhohen në dialog në rrugën përpara. Mirënjohës ndaj ambasadaës së Amerikës në Kosovë për mbështetjen e fortë”.
Facts remain facts: 🇽🇰 agreed to a 🇺🇸 proposal. in line with the 🇪🇺. We agreed on a pause until Sep 1, 2022 – but only if blockades are being removed by Aug 1. Reciprocity will remain the reality. 🇽🇰 has not "postponed" anything, ID card regulation has been enacted by midnight. pic.twitter.com/hfVUZUFwfq
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) July 31, 2022