Gazetarit Venhar Isufi i ka ardhur fatura e muajit të parë të verës 768 euro.
Për këtë, ai të hënën është ankuar në Facebook. Thotë se crypto valuta e as biznes personal në shtëpi nuk ka.
Madje, ka hedhur dyshime mos “KEDS-i ka bërë qëllimisht këtë, për shkak të raportimeve për këtë kompani”.
“Unë cripto valuta nuk posedoj, fabrikë apo biznes personal nuk posedoj, KEDSI spo e di a e bën këtë me qellim veç se kam raportuar për neglizhencën te cilën e kanë ndaj konsumatorëve dhe problematikave me te cilat përballen qytetarët me reduktimet e rrymës ne pike te verës, apo ku është problem”, ka shkruar a
Gazetarit Venhar Isufi i ka ardhur fatura e muajit të parë të verës 768 euro.
Për këtë, ai të hënën është ankuar në Facebook. Thotë se crypto valuta e as biznes personal në shtëpi nuk ka.
Madje, ka hedhur dyshime mos “KEDS-i ka bërë qëllimisht këtë, për shkak të raportimeve për këtë kompani”.
“Unë cripto valuta nuk posedoj, fabrikë apo biznes personal nuk posedoj, KEDSI spo e di a e bën këtë me qellim veç se kam raportuar për neglizhencën te cilën e kanë ndaj konsumatorëve dhe problematikave me te cilat përballen qytetarët me reduktimet e rrymës ne pike te verës, apo ku është problem”, ka shkruar ai.
Sipas tij me këto veprime KEDS-i po tregon që “faturat po i lëshon paushall”.
Ka paralajmëruar që nesër do të dorëzojë ankesë për këtë faturë të cilën thotë se nuk e ka shpenzuar.
“Por edhe do të kërkoj llogari për këtë faturë”, ka vazhduar më tutje gazetari.
“Absurde” e “skandaloze” sipas tij është një faturë e tillë, duke kërkuar llogari nga KEDS-i.