Në margjinat e Ballkanit të Hapur në Ohër, tre shqiptarë nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut u ulën bashkë për të pirë kafe.
Në tavolinën ku ishte kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Malit të Zi Dritan Abazoviq dhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti nga Maqedonia e Veriut, mungonte dikush nga Kosova.
“A po ju mungon Kosova në tavolinë, zotëri kryeministër?”, ishte pyetja që drejtoi gazetari për Ramën.
“Po ti çka po bën, intervistë? Tash në lëni ta pimë këtë kafe”, ishte përgjigjja e Ramës.
Megjithatë, Rama në konferencën për media e tha se kishte dëshirë që në Ballkanin e Hapur të ishin të gjashtë vendet, derisa tha se e respekton vendimin e Kosovës për të mos marrë pjesë.