TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Gastronomia nuk e respekton ligjin, vazhdon pirja e duhanit nëpër lokale

14/02/2023
in Kosovë, Lajme
Gastronomia nuk e respekton ligjin, vazhdon pirja e duhanit nëpër lokale
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ligji kundër duhanit, i cili ka hyrë në fuqi që më shumë se dhjetë vite nuk po respektohet nga sektori i gastronomisë.

Qytetarët po vlerësojnë se kjo situatë e krijuar është si pasojë e mungesës së gjobave nga institucionet përgjegjëse, ndërkaq drejtuesit e institucioneve përgjegjëse vlerësojnë se njëri ndër problemet më të cilët përballen është numri i vogël i inspektorëve sanitarë.

Pirja e duhanit në lokale po vlerësohet si një shqetësim i madh për shumë qytetarë jo duhanpirës, sidomos gjatë periudhës se dimrit. Kjo situatë shqetësuese sipas tyre, është pasojë e mungesës se respektimit të ligjit kundër duhanit, i cili ndonëse ka hyrë në fuqi vite më parë, nuk po zbatohet. Disa qytetarë i thanë Radio Kosovës se gjatë kohës së dimrit e kanë të pamundur të vizitojnë kafenetë nga tymi i duhanit.

“Ndërprerja, ndalimi i duhanit do edukim. Nuk ka mos e pi, mos e pi! Duhet të edukohen dhe t’u shqiptohen dënimet. Shteti nuk reagon. Ne de fakto po ju tregojmë që nuk jemi fort për shtet. Katastrofë! Si në odë të burrave. Çdo kund gjithkah, në çdo lokal. Unë për veti as nuk po dalë me pi kafe”, deklaroi një qytetarë në kryeqytet.

Kryeinspektori sanitar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Ibrahim Tërshnjaku, i tha RTK-së se në Kosovë dhe përgjithësisht në Ballkan nuk ka një nivel të lartë të vetëdijes shoqërore për të respektuar ligjet, ndërsa një problem tjetër, është numri i vogël i inspektorëve sanitarë.

“Një ndër sfidat më të mëdha të cilat i kemi në dhjetë vitet e fundit është se kemi punuar vetëm me dhjetë inspektorë qendrorë duke u përpjekur të zbatojmë ligjin. Është numër jashtëzakonisht i vogël në raport me mbi 13 mijë subjekte të gastronomisë. Ne kemi sfidën me të madhe zbatimin ligjit në kafe baret ku konsumohet duhani sidomos në kohën e pasdites”, tha Tërshnjaku

Në Kosovë janë vetëm 57 inspektorë sanitarë që merren me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit kundër duhanit, por ata kanë për detyrë edhe kontrollin e ushqimit dhe shumë obligime të tjera. Sipas Ligjit kundër duhanit, nëse duhan lejohet në hapësirat ku është i ndaluar me ligj, subjektet afariste mund të gjobiten nga njëmijë deri në tre mijë euro, derisa personat fizikë nga 30 deri në 50 euro. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duhani vret më shumë se 8 milionë njerëz çdo vit.

ShareTweetShare
Previous Post

Ngjarjet e ditës në Kosovë

Next Post

Pavarësisht fushatave për bojkot, kosovarët rrisin konsumin e produkteve serbe

Related Posts

Gjeneral Kudusi Lama e Nait Hasani vizitojnë krerët e UÇK-së në Hagë
Ballina

Gjeneral Kudusi Lama e Nait Hasani vizitojnë krerët e UÇK-së në Hagë

by TV OPINION
01/04/2023
Marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hoxha: Të gjithë kemi arsye për pjesëmarrje
Ballina

Marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hoxha: Të gjithë kemi arsye për pjesëmarrje

by TV OPINION
01/04/2023
Osmani i uron mirëseardhje Dua Lipës: Mirësevjen në shtëpi
Ballina

Presidentja Osmani kujton masakrën e Lubeniqit

by TV OPINION
01/04/2023
Jep dorëheqje zëvendësministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
Kronika Ditore

Jep dorëheqje zëvendësministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

by TV OPINION
01/04/2023
Konvertimi i targave në RKS – digjet edhe një veturë në Zubin Potok
Ballina

Edhe tri vetura u dogjën në veri

by TV OPINION
01/04/2023
Next Post
Pavarësisht fushatave për bojkot, kosovarët rrisin konsumin e produkteve serbe

Pavarësisht fushatave për bojkot, kosovarët rrisin konsumin e produkteve serbe

Te fundit

Në Ulqin ka rënie të turistëve në 10 ditët e fundit

Në Ulqin ka rënie të turistëve në 10 ditët e fundit

14/07/2022
Hoti thotë se gjatë qeverisjes së Kurtit u rrit importi nga Serbia

Hoti merr ftesë nga Washingtoni për bashkëbisedim me presidentin e Izraelit

27/10/2022
Zbulohet tjetër depo armësh në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari

Zbulohet tjetër depo armësh në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari

21/06/2022
U dënua me 30 vite burg, R.Kelly tenton të kryejë vetëvrasje

U dënua me 30 vite burg, R.Kelly tenton të kryejë vetëvrasje

06/07/2022
8 sëmundjet që transmetohen nga mushkonjat

8 sëmundjet që transmetohen nga mushkonjat

02/07/2022

Etiketa

AAK Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Gjeneral Kudusi Lama e Nait Hasani vizitojnë krerët e UÇK-së në Hagë
  • Marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hoxha: Të gjithë kemi arsye për pjesëmarrje

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?