Kryetari i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar në lidhje me vërshimet që kanë ndodhur në disa qytete të Kosovës si Skenderaj, Istog e Mitrovicë.
Gashi tha se komunat kanë nevojë të menjëhershme për mbështetje nga qeveria, teska shtoi se Kosova po përballet me rreziqe të mëdha nga reshjet e shiut e erozioni i tokës.
“Komunat kanë nevojë për fonde nga Qeveria për të rehabilituar rrugët dhe zonat e prekura nga erozioni, si dhe për të ndërtuar sisteme më efikase për të mbrojtur qytetarët dhe pronat e tyre në të ardhmen”, tha Gashi.
Nga reshjet e shiut në vend janë shkaktuar dëme të mëdha në shtëpi banimi, toka bujqësore e objekte afariste, ku gjendja më e rënduar është parë të jetë në komunën e Skenderajt dhe atë të Mitrovicës.