Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon deklarimi në lidhje me dialogun dhe formimin e Asociacionit.
Me këtë rast, deputetët e opozitës kanë pasur kritika të njëpasnjëshme për kryeministrin Albin Kurti.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka patur kritika për Kurtin duke ironizuar me të.
Ndër të tjerash, Musliu madje ia përmendi Kurtit edhe ish-bashkëpunëtorët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët ndërruan jetë derisa po kundërshtonin një marrëveshje që dikur quhej “Zajednica”.
“Albin bë çka te duash me ‘Zajednicën’. Ti je i mençur, ti e din çka bën. Por, mos harro Arben Xheladini, Mon Balaj e Astrit Deharin”tha Musliu.