Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci e kanë vizituar shkollën fillore “Faik Konica”, raporton Ekonomia Online.
Kjo vizitë realizohen në kuadër të fushatës globale kundër dhunës ndaj grave. Në lidhje me aktivitet gjatë 16 ditëve të enjten Haxhiu në një konferencë për medie ka bërë të ditur se rreth 200 aktivitet do të organizohen në gjithë vendin.