Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se gjenerata 07/2022 përfundoi me sukses kursin e avancuar për lider në shkollën e nënoficerëve të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.
Mehaj ka shkruar në Facebook se ky kurs është i bazuar në modelin e sistemit të edukimit amerikan për nënoficerë, dhe ka për qëllim përmirësimin e lidershipit, aftësitë teknike, ekspertizën taktike dhe përvojën e nevojshme për të udhëhequr skuadrën.
Postimi i plotë:
Trupave tona taktike manovruese i shtohen liderë-komandot e reja.
Gjenerata 07/2022 përfundoi me sukses Kursin e Avancuar për Lider në Shkollën e Nënoficerëve të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.
Ky kurs është i bazuar në modelin e sistemit të edukimit amerikan për nënoficerë, dhe ka për qëllim përmirësimin e lidershipit, aftësitë teknike, ekspertizën taktike dhe përvojën e nevojshme për të udhëhequr skuadrën.
Shumë urime të certifikuarëve e vazhdojmë drejtë sukseseve të radhës!