Mijëra veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë dalë në protestë para objektit të Kuvendit dhe Qeverisë, pasi nuk u përfshin në ligjin për rritjen e pagës minimale.
Gazetarët e Demokracia.com që ndodhen në terren, kanë bërë të ditur se zyrtarët e Qeverisë Kurti dhe ata të Kuvendit po e vëzhgojnë protestën nga dritaret e objektit të Qeverisë.
Krejt kjo protestë, po bëhet pikërisht kundër tyre, pasi që kanë refuzuar ta rrisin pagën minimale edhe për veteranët.
Deri më tani, protesta ka eskaluar pasi që veteranët kanë thyer kordonin e policisë dhe janë futur brenda oborrit të Kuvendit.
Para Kuvendit ka numër të madh të policëve të cilët kanë krijuar kordon./Demokracia.com/