Kyetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se është formuar Shtabi i korrje-shirjeve 2022.
Ai ka thënë se Detyra e komisionit është të bëjë mbikqyrjen e korrje-shirjeve në tërë teritorin e komunës së Suharekës, shkruan Tv Opinion.
Postimi i tij i plotë :
Me vendim të kryetarit Bali Muharremaj është formuar shtabi komunal i korrje-shirjeve për vitin 2022!
Detyrë e komisionit është të bëjë mbikqyrjen e korrje-shirjeve në tërë teritorin e komunës së Suharekës.
Fermerët që dëshirojnë të përfitojnë subvencionimin për sasi – kg të dorëzuar në vlerë prej 0.03 €/kg duhet dorëzuar së paku 6000 kg grurë në mulli, sillose apo pika grumbulluese si dhe të pajisen me dëshmi mbi sasinë e grurit të dorëzuar.
Qoftë një vit me rendimente të larta!