Kuvendi i Kosovës ka formuar Komisionin Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave. Ky Komision u votua me 72 vota për, asnjë kundër asnjë abstenim, raporton Ekonomia Online.
Komisioni do të udhëhiqet nga deputeti i LDK-së, Agim Veliu, ndërsa nënkryetar do të jetë Njazi Isaku i VV-së.
Nga PDK-ja do të jenë Isak Shabani dhe Floretë Zejnullahu. Nga partia në pushtet, Besim Muzaqi, Daorsa Kica-Xhelili, Valon Ramadani dhe Fitim Haziri, anëtarë të këtij komisioni.
Nga AAK-ja do të jetë deputetja Time Kadriaj.