Vetëm 47.6 për qind të planit të punës e ka realizuar Qeveria e Kosovës gjatë periudhës janar-qershor të vitit 2022, kështu u tha në raportin e publikuar nga Lëvizja FOL, raporton Ekonomia Online.
Mexhide Demolli-Nimani, drejtoresh ekzekutive e Lëvizjes FOL, tha se nga 2,063 aktivitete, janë realizuar vetëm 47,6 për qind të planit për këtë periudhë.Ajo po ashtu ka bërë të ditur se Ministria e Mbrojtjes nuk është përgjigjur në pyetësorin e Lëvizjes “Fol”.
“Zyra e Kryeministrit ka paraparë 98 aktivitete, por ka realizuar vetëm 46,9 për qind. Ministria e Punëve të Jashtme ka paraparë 35 aktivitete. Ministria e Drejtësisë ka realizuar vetëm 55 për qind të aktiviteteve”, ka thënë ajo.
Ajo ka sqaruar se 46.9 për qind të planit e ka realizuar zyra e kryeministrit, Ministri e Punëve të Brendshme ka realizuar 53.9%, përderisa Ministria e Drejtësisë ka realizuar 56.4 për qind të planit të punës.
Ndërsa Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka realizuar 58. 3 për qind të planit.
22.3 për qind i ka realizuar Ministria e udhëhequr nga Liburn Aliu, ndërsa ajo e Punëve të Jashtme dhe Diasporë ka realizuar 42 për qind të planit të Punës.