Flaka Loxha është eliminuar herët nga Kampionati Botëror i xhudos.
Garuesja kosovare u mposht nga polakja Arleta Podolak në rrethin e parë të kategorisë deri në 57 kilogramë.
Kështu, Loxha i dha fund eksperiencës në garën që po mbahet në Uzbekistan.
Kosova po merr pjesë në këtë garë prestigjioze me 4 garues.
Dje, Distria Krasniqi e fitoi medaljen e bronztë të Botërorit.
Ndërkaq, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka nuk kanë garuar ende, derisa synojnë të fitojnë medalje në Botëror.