Fisnik Rugova është përforcimi i radhës i KB Bashkimit.
Klubi prizrenas përmes faqes zyrtare të klubit ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes me reprezentuesin e Kosovës, përcjell Gazeta Express.
Rugova vlerësohet si një prej basketbollistëve më të shquar në vendin tonë.
Ai në sezonin e fundit ishte pjesë e Rahovecit, teksa ka luajtur edhe te Prishtina e Peja.
Njoftimi i plotë nga KB Bashkimi:
“Ua prezantojmë numrin 7-të për këtë sezonë!
Njëri ndër basketbollistët më të shquar vendorë, kampioni i shumëfishtë i Kosovës, fituesi i kupës së Kosovës dhe gjithashtu fituesi i Balkan League, këtë sezonë do të jetë portokall e zi.
I urojmë mirseardhje ne familjen tonë portokall e zi përfaqësuesit të kombëtares së Republikës së Kosovës Fisnik Rugova”.