Kamioni i shumë pritur i Tesla është përballur me shumë vonesa. Plani fillestar ishte që prodhimi në masë të fillonte në vitin 2019, por shumë faktorë të jashtëm dhe të brendshëm e shtynë këtë datë.
Një nga arsyet që u dhanë nga CEO i kompanisë, Elon Musk, ishte kufizimi i zinxhirit furnizues që u shkaktua nga pandemia.
Gjithsesi, tani më në fund e kemi një datë për fillimin e dërgesave, e cila është 1 dhjetori, raporton Arena EV, përcjell Telegrafi.
Mesa duket, kjo është data kur porosia e parë do të dërgohet tek klienti i parë i kompanisë – Pepsi CO.
Firma në fjalë i kishte porositur 100 kamionë në vitin 2017, dhe më në fund do të mund t’i marrë disa prej tyre.
Disa klientë të tjerë të rëndësishëm janë edhe UPS dhe Walmart.
Në muajin maj të këtij viti, Tesla i hapi rezervimet për kamionët e saj, duke kërkuar 154 mijë euro për modelin standard, dhe 184 mijë euro për modelin me opsion të vozitjes në rreze të gjatë deri në 804 kilometra me një mbushje.