FIFA nuk ka treguar mëshirë me Federatën Gjermane të Futbollit. DFB merr një gjobë nga shtëpia më e madhe e futbollit botëror.
Siç raporton “Bild”, gjermanët duhet të paguajnë 10 mijë franga, transmeton Demokracia.com.
Kjo gjobë vjen për faktin se trajneri i kombëtares, Hansi Flick doli i vetëm në konferencën për shtyp para ndeshjes së rëndësishme kundër Spanjës të dielën e kaluar.
Të 32 skuadrat në fakt duhet të mbajnë një konferencë shtypi në qendrën mediatike në Al-Raijan para çdo ndeshje.
Mirëpo, Flick e arsyetoi mungesën e lojtarëve duke thënë se ata donin t’u kursenin lojtarëve udhëtimin e gjatë drejt qendrës mediatike para ndeshjes në Spanjë.
Megjithatë, FIFA nuk e pranon këtë justifikim dhe tani po merr masa. Përveç gjobës, DFB do të paralajmërohet edhe për shkelje të rregullave.