Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës ka folur në prag të fillimit të edicionit të ri në futbollin e Kosovës.
I pari i shtëpisë së futbollit në vend ka thënë se FFK-ja që e udhëheq ai është gati për, siç e quajti ai, ngjarjen kryesore të Federatës.
“Si gjithmonë ngjarja kryesore e Federatës është kjo. Përkushtimi më i madh është për garat kombëtare apo nacionale. Ne kemi marrë të gjitha masat, sigurisht edhe klubet kanë marrë masat e veta në afatin kalimtar. Janë organizu në të gjitha format në të gjitha pikpamjet. Ne gjithmonë kemi dashur dhe mundohemi të jemi një hap para për t’ua lehtësuar këto gara. Shpresoj të jetë një kampionat jashtëzakonisht i mirë dhe më cilësor. Po mundohemi që të rregullojmë edhe aspektin infrastrukturor që fushat tona të jenë ato ku luhet futbolli dhe të jenë sa më të gatshme për lojë”, tha Ademi për RTK, shkruan Demokracia.com.
Edicioni i ri në Superligën e Kosovës në futboll nis më 13 gusht me ndeshjet e para të xhiros së parë.