Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu, ka thënë se vendimi për rritjen e tarifave të energjisë elektrike për rreth 15 përqind, është një rritje minimale për të siguruar energji elektrike të vazhdueshme për këtë vit dhe 3 muajt e vitit të ardhshëm, raporton Ekonomia Online.
Ai përmes një konference për media, ka thënë se konsumatorët të cilët shpenzojnë më shumë se 600 kw do të paguajnë rreth 5 euro e 50 cent, ata që konsumojnë 1000 kw fatura do të rritet për rreth 10 euro.
Ai theksoi se po të mos kishte ndodhur kjo rritje atëherë do të ishim përballur me reduktime të rrymës.
“Kjo rritje është rritje minimale për të reflektuar që të kemi energji elektrike të vazhdueshme për tërë këtë vit, dhe 3 muajt e vitit 2024. Konsumatorët të cilët shpenzojnë deri në 350 kw rritja do të jetë për një muaj rreth 3 euro. Konsumatorët të cilët shpenzojnë më shumë se 600 kë do të paguajnë rreth 5 euro e 50 cent.
Po aktualisht edhe propozimi i bordit ishte që të kemi rritje lineare, pra njëjtë edhe për ata që shpenzojnë nën dhe mbi 800 kw. Ata që konsumojnë 1000 kw, mund të shpenzojnë mbi 800 kw, fatura do të rritet për rreth 10 euro. Ne kishim mundur që ta ndalojmë këtë rritje, mirëpo pastaj do të kishim reduktime. Pra është e domosdoshme kjo rritje që të mos kemi ndërprerje të energjisë elektrike”, tha Fejzullahu.