Olimpiada e 44-t e shahut e cila këtë vit po mbahet në Chennai të Indisë nga data 28.07.2022-10.08.2022, si pjesëmarrëse të saj e ka edhe Federatën e Shahut të Kosovës ne mesin e 188-shteteve pjesëmarrëse.
Ngjarja më e madhe sportive në fushën e lojës se shahut po zhvillohet në shtetin e Indisë dhe Federata e Shahut e Kosovës bën hapin historik për vendin e saj e siguron pjesëmarrjen e kombëtares së Kosovës të meshkujve dhe femrave me të drejta të plota në këtë ngjarje sportive, një gjë e cila ka qenë e pamundur deri tani të bëhet nga cili do sport i yni i cili ka tentuar të bëjë gara në territorin e Indisë.
Kjo tregon se sporti është mbi të gjitha barierat politike si dhe vulneti për pjesëmarje është fuqia më e madhe .
Federata e Shahut e Kosovës në rrugën e saj për në Indi e morri mbështetjen edhe nga institucionet e Kosovës e në veqanti nga Ministria për Sport si dhe nga Ambasada e Kosovës ne Stamboll gjë që bëri të realizohet një synim i yni i cili deri së fundi dukej se ishte i pamundur .
Këtë aktivitet sportivë po e ndjekin të gjitha mediat botërore dhe po ka interesim të jashtëzakonshëm nga popullata nikoqire e Indisë për arsye se kjo është Olimpiada e parë e cila zhvillohet në shtetin e Indisë e cila ka një traditë të madhe në sportin e shahut e cila deri së voni e kishte edhe kampionin botëror Vishanant Anand i cili tani është në cilësin e nikoqirit të Olimpiadës së Shahut.