Laura Fazliu i ka siguruar Kosovës medaljen e tretë të argjendtë në Grand Slamin që po mbahet në Tibilisi të Gjeorgjisë.
Në finale, xhudistja kosovare u mposht nga britanikja Lucy Renshall në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Laura Fazliu siguron medaljen për 25 sekonda
Xhudistja kosovare,Laura Fazliu tashmë është në finale të kategorisë deri 63 kilogramë. Në gjysmëfinale pa asnjë problem e ka kaluar australianen Katharina Haecker, që ishte bartësja e tretë.
Ndaj australianes, Fazliu fitoi me Ippon maestral. Ajo realizoi hedhje të shkëlqyer pas vetëm 25 sekondave luftë.
22-vjeçarja po dëshmon që është top-xhudiste.
Laura mposht kampionen evropiane
Laura Fazliu ka bërë vend në gjysmëfinale të Grand Slamit të xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Në çerekfinale, Laura e mposhti kampionen në fuqi të Evropës, britaniken Gemma Howell.
Lufta e kategorisë deri 63 kilogramë ishte e fortë dhe shkoi në kohën shtesë. Laura fitoi me mbërthim shumë efikas.
Laura fillimisht fitoi ndaj kinezes Jing Tang e më pas e mposhti francezen Gaetane Deberdt.
Laura për herë të dytë rresht ka mposhtur britaniken Howell dhe kështu po dëshmon që tashmë i takon elitës botërore të xhudos.
Laura Fazliu shkon në çerekfinale të Grand Slamit të Tbilisit
Laura Fazliu është kualifikuar në çerekfinale të Grand Slamit të Tbilisit në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Garuesja kosovare e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mposhti kinezen Jing Tang.
Në rrethin e tretë, Fazliu ishte më e mirë se francezja Gaetane Deberdt për të shkuar në çerekfinale.
E aty, xhudistja kosovare do të ketë punë me britaniken Gemma Howell.
Fazliu do të mundohet të fitojë medalje në garën që po mbahet në Gjeorgji.
Dje medalje të argjendta fituan dy kampionet olimpike, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, ndërsa i fituan edhe nga 700 pikë olimpike. Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha nuk arritën deri tek medalja, ndërsa nesër do të garojë Loriana Kuka.