Kryetari Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vizituar sot në Burojë familjen e ish-presidentit Thaçi.
Këtë e ka bërë të ditur partia e tij me anë të një komunikate për media.
Me këtë rast, Limaj ka thënë se babai i Thaçit e di se ajo që po ndodhë në Hagë vazhdon të jetë çmim i lirisë që po paguhet ende.
“Prandaj, prindërit, fëmijët dhe familjet e tyre janë të fortë, kokëlartë e krenarë për ata që e udhëhoqën Kosovën drejt lirisë dhe pavarësisë”, ka thënë Limaj.
Njoftimi i plotë:
Me bashkëpunëtorë ishim në vizitë në familjen e presidentit Hashim Thaçi, ku si gjithmonë baca Haxhi na priti me gëzim e zemrën plotë me dashamirësi e ngrohtësi prindërore.
Përherë te baca Haxhi e djemtë e tij shohim krenari e burrni. Ky prind luftëtari e di më mirë se kush do, se ajo që po ndodh në Hagë vazhdon të jetë çmim i lirisë që po paguhet me mungesën e sakrificën që po e paguajnë presidenti me bashkëluftëtarët tanë.
Prandaj, prindërit, fëmijët dhe familjet e tyre janë të fortë, kokëlartë e krenarë për ata që e udhëhoqën Kosovën drejt lirisë dhe pavarësisë.
Krenar me UÇK-në dhe luftën saj të drejt, të pastër e të lavdishme.