Bordi i Drejtorëve të KOSTT ka emëruar Evetar Zeqirin, kryeshef të këtij institucioni.
Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një komunikate për media nga KOSTT.
“Pas zhvillimit të një procesi transparent dhe konkurrues në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, Bordi i Drejtorëve të KOSTT sh.a në mbledhjen e mbajtur me 6 Tetor 2022, në mënyrë unanime ka vendosur që të emëroj Kryeshef Ekzekutiv të KOSTT z.Evetar Zeqiri.”, thuhet në njoftim.
Sipas këtij njoftimi Evetar Zeqiri ka studiuar për Master në Administrim Publik (MPA) në Menaxhim Strategjik dhe Lidership, në Universitetin e Illinoisit Verior, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si bursist i programit për Lidership Transformues, program ky i bashkë financuar nga Qeveria Amerikane përmes USAID dhe Qeveria e Kosovës.
“Po ashtu ai më herët ka mbaruar edhe një Master në Administrim të Biznesit (MBA) në Financa në Universitetin e Sheffield, në Mbretëri të Bashkuar. Studimet themelore i ka përfunduar në Menaxhment dhe Informatikë, në Unversitetin e Prishtinës. Z. Zeqiri ka një sërë kualifikimesh profesionale me renome vendore dhe ndërkombëtare, si i çertifikuar si Auditor i Çertifikuar i Sektorit Publik nga Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës, i Çertifikuar si Auditor i Brendshëm i Sektorit Publik nga Ministria e Financave në Kosovë. Ai po ashtu është anëtarë i plotë në CIPFA & CMI (U.K) – dy shoqata ndërkombëtare profesionale në fushën e menaxhimit, financave, kontabilitetit, auditimit, etj.”, thuhet në njoftim.
Sipas tyre Zeqiri ka përvojë në pozita menaxhuese në fusha si menaxhim biznesi, operacione, konsulencë, menaxhim projektesh, auditim, financa, kontabilitet dhe prokurim.
“Zt. Zeqiri sjell një përvojë të pasur dhe diverse nga sektori publik, privat, i ndërmarrjeve publike, sektori financiar si dhe organizatave ndërkombëtare që punojnë në Kosovë. Ndër përvojat e ndryshme, ai ka punuar për disa vite në auditim të jashtëm tek Zyra Kombëtare e Auditimit në Kosovë. Së fundmi ai ka punuar si Menaxher Financiar dhe i Administratës në një kompani me bazë në Zvicër duke implementuar një projekt disa vjeçar në sektorin e ujrave.”, thuhet tutje në njoftim.
Kryeshefi i ri i KOSTT ka premtuar se do të punojë me përkushtim maksimal, qq të shtyej përpara misionin e KOSTT në funksion të sigurisë së furnizimit me energji elektrike për shoqërinë dhe ekonominë vendore, operim të sigurtë dhe të besueshëm të Sistemit të Transmetimit dhe të integruar në tregun rajonal dhe evropian
“Me rastin e emërimit Kryeshef Ekzekutiv i KOSTT, z.Zeqiri theksoi “Jam i nderuar me besimin që më është dhënë nga Bordi i Drejtorëve për të udhëhequr KOSTT-in, një ndërmarrje me rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në sektorin e energjisë. Me përkushtim maksimal do të shtyej përpara misionin e KOSTT në funksion të sigurisë së furnizimit me energji elektrike për shoqërinë dhe ekonominë vendore, operim të sigurtë dhe të besueshëm të Sistemit të Transmetimit dhe të integruar në tregun rajonal dhe evropian. Jam i vendosur që përmes praktikave më të mira të qeverisjes, KOSTT të jetë shembull i menaxhimit të ndërmarrjeve publike në Kosovë si dhe jam i përkushtuar që përmes planifikimit strategjik KOSTT të luaj rol të rëndësishëm në procesin e tranzicionit të drejtë të energjisë.”, ka thënë Zeqiri.