Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Ferenc Kajari, ka pritur pardje në takim delegacionin e organizatës Europa Nostra të udhëhequr nga zëvendëspresidenti Guy Clausse. Delegacioni i organizatës ka theksuar nevojën që Manastiri i Deçanit të ketë mbrojtje të lartë nga KFOR-i pavarësisht se Misioni i KFOR-it në një përgjigje për Express në prillin e vitit të kaluar kanë konfirmuar se s’kanë regjistruar asnjë incident të konsiderueshëm në 10 vitet e fundit ndaj Manastirit të Deçanit.
Në një njoftim të KFOR, thuhet se në takim është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë në veçanti me pronat që kanë status të veçantë raporton Gazeta Express.
“Komandanti i misionit KFOR, Ferenc Kajári mirëpriti Zëvendës Presidentin Ekzekutiv të Europa Nostra, Guy Clausse në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë. Ata diskutuan situatën e sigurisë në Kosovë, në veçanti lidhur me pronat me status të veçantë”, thuhet në njoftim.
Commander of the #NATO-led #KFOR mission, MG Ferenc Kajári welcomed the Executive Vice President of Europa Nostra, Mr Guy Clausse in HQ KFOR in #Pristina. They discussed the security situation in Kosovo, in particular related to Properties with Designated Special Status. pic.twitter.com/dtpkfOfQ3I
— NATO Kosovo Force – KFOR (@NATO_KFOR) July 5, 2022
Kurse Europa Nostra në një njoftim për takimin me komandantin e KFOR-it thotë se në takim është biseduar për nevojën që të ruhet mbrojtje e lartë për manastirin e Deçanit.
“Mirënjohës ndaj komandantit të KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari për mikëpritjen e delegacionit tonë për një shkëmbim të frytshëm të pikëpamjeve në nevojën që të ruhet mbrojtje e lartë për Manastirin e Deçanit, Monument i Trashëgimisë Botërore në Rrezim, i përfshirë gjithashtu në listën tonë të vitit 2021, të 7 monumenteve më të rrezikuara”, thuhet në njoftim.
Most grateful to @NATO_KFOR Commander, Major General #FerencKajári, for receiving our delegation for a fruitful exchange of views on the need to maintain the high protection of #DečaniMonastery, World Heritage Site in Danger, also inscribed on our 2021 List of #7MostEndangered. pic.twitter.com/AKwcNDO0tJ
— Europa Nostra (@europanostra) July 5, 2022
Delegacioni i Europa Nostra kanë vizituar Manastirin e Deçanit, të cilin e kanë futur në listën e 7 monumenteve më të rrezikuara në Evropë për vitin 2021.
Delegacioni i Europa Nostra është pritur dje nga Igumeni Sava Janjic, të cilëve u ka shtruar darkë në ambientet e objektit fetar, raporton Gazeta Express.
Igumeni Janjic ka publikuar disa fotografi të vizitës së delegacionit të organizatës evropiane në manastir.
“I nderuar ta mirëpres delegacionin e Europa Nostra sot në Manastirin e Deçanit. Mbrojtja e trashëgimisë së përbashkët në Evropë është thelbësore për të ardhmen e kontinentit tonë. Duke vizituar vende të traditave të ndryshme Europa Nostra do të theksojë nevojën e mbrojtjes së trashëgimisë në Kosovë. Delegacioni i Europa Nostra që po kalon këto ditë në një vizitë studimore në Kosovë përbëhet nga ekspertë të shquar të cilët janë tejet të angazhuar për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore në evropë dhe të punojnë në shumë projekte në këtë fushë. I nderuar që i mirëprita”, thuhet në ‘cicërimën’ e Janjic në Tëitter.