Një deklaratë skandaloze ka ardhur nga eurodeputetja franceze, Dominique Bilde.
Ajo me një postim në Twitter ka dalë kundër liberalizimit të vizave për Kosovën, shkruan lajmi.net.
Madje këtë, ajo e ka quajtur “çmenduri”.
“Kosova ishte në programin Parlamentit Evropian këtë javë. Ne kundërshtojmë zgjerimin në BE të këtij shteti. Ne gjithashtu kundërshtojmë heqjen e vizave për shumë shtetas të tyre. Koha ta ndalim këtë çmenduri. Thuaj jo”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, Franca dhe Holanda janë dy shtetet që aktualisht po e bllokojnë heqjen e vizave për Kosovën.
Le #Kosovo était au programme cette semaine au @Europarl_FR
Nous refusons l'élargissement de l'UE à ce pays. Nous nous opposons aussi à la libération des visas pour de nombreux de leurs ressortissants !
Il est temps de stopper cette folie
Le @GroupeID_FR dit NON! pic.twitter.com/my65hm5lK1
— Dominique Bilde (@DominiqueBilde) July 8, 2022