Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka takuar zv/kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi si dhe ambasadorin e Kosovës në Belgjikë, Agron Bajramin.
Mandl përmes një postimi në Twitter tha se pas negociatave të djeshme, ende mbetet një rrugë e gjatë për t’u bërë.
Ai ka falënderuar edhe institucionet e Kosovës, zyrtarët e saj dhe partitë për durimin e tyre.
‘‘Pas negociatave të djeshme: Një bisedë e shpejt, herët në mëngjes me Besnik Bislimi, Agron Bajrami. Mbetet një rrugë e gjatë për tu bërë. Faleminderit zyrtarëve të Kosovës të të gjitha institucioneve dhe partive për durimin e tyre’, ka shkruar Mandl./Lajmi.net/