Erza Muminoviq ka kaluar në rrethin e dytë të garave në Lojërat Mesdhetare.
Xhudistja kosovare në rrethin e parë e mposhti me ippon turken, Gulkader Senturk, në meçin e vlefshëm për kategorinë deri në 48 kilogramë, shkruan “Gazeta Express”.
Muminoviq, e cila në meçin e parë u udhëhoq nga trajnerja Majlinda Kelmendi, synon të shkojë sa më larg në këtë kompeticion, e pse jo ta synojë edhe medaljen në “Oran 2022”.
Në rrethin e dytë, ajo do të ketë punë me francezen Melanie Vieu.
Krahas saj, sot do të garojnë edhe dy xhudistet tjera kosovare, Distria Krasniqi dhe Flaka Loxha.
Edhe ato do të synojnë medalje në Lojërat Mesdhetare, të cilat po mbahen në Algjeri.