Ernesto Valverde është emëruar trajner i ri i Athletic Bilbaos.
Lajmin e bëri të ditur vetë klubi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Kjo është eksperienca e tretë e spanjollit në stolin e “Baskëve”, pasi të njëjtën skuadër e drejtoi edhe dy herë të tjera në të kaluarën.
Valverde u rikthye te posti i trajnerit pas një kohe pushimi, pas largimit nga detyra te Barcelona.