Njëri nga futbollistët më të mirë të Ballkanit, Ermal Krasniqi është ndjerë fajtor për eliminimin nga Zargilist në Champions League.
Krasniqi ndonëse prodhoi shumë lojë në dy takimet ai humbi disa raste të mira dhe ky dështim sikur iu faturua atij.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se merr përgjegjësinë për këtë dështim.
“Zhgënjimi nga mossuksesi nga rrethi i parë kualifikues i Ligës së Kampionëve kundër ekipit Zhalgiris është shumë i madh, si nga ekipi në tërësi, ashtu edhe në aspektin personal. Unë në veçanti, duke i ditur pritshmëritë tuaja që keni pasur ndaj ekipit e ndaj meje, duke u bazuar në një sezon që posa mbaruam me sukses duke u shpallur kampion për herë të parë në histori të klubit, ndjej përgjegjësi të konsiderueshme për këtë eliminim duke i marrë për bazë rastet që më janë shfaqur gjatë ndeshjes e që për fat të keq nuk arrita t’i konkretizoj, pavarësisht që askush nuk do të donte më shumë se unë”, ka thënë sulmuesi 23-vjeçar Krasniqi në Facebook.
“Udhetimi ynë vazhdon në Evrop dhe ju premtoj që sukseset për ne nuk mbarojnë ketu, do të vazhdojmë më të uritur e më të motivuar që të përfundojm këtë kampanje europiane me sukses historik ne fund”, ka përfunduar Ermal Krasniqi./Demokracia.com