Dy emra të tjerë të estradës janë bërë bashkë për të sjell një projekt të ri artistik.
Bëhet fjalë për këngëtarin e mirënjohur, Ermal Fejzullahun dhe DJ Gimi-O të cilët kanë publikuar këngën “Hajde hajde”.
Producent të këngës janë SBS Entertainment, klipi iu besua N’Pik Creative, ndërsa për miksimin dhe masterizimin u përkujdes Don Gima.
Kujtojmë që ky është bashkëpunimi i parë mes dyshes dhe padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të tyre.