Festivali Ndërkombëtar i Filmit, “Prishtina International Film Festival” është duke mbajtur edicionin e 14-të.
Ky edicion i’u dedikua regjisores Vjosa Berisha e cila ndërroi jetë në qershor.
Me moton “For Her”, pjesë e këtij festivali ishin shumë fytyra publike, në mesin e tyre, edhe kryetari i Tiranës, Erion Veliaj.
Postimi i plotë:
Edicioni i 14-të i PriFest – Prishtina International Film Festival 📽 erdhi me moton “For Her”, kushtuar një gruaje shembull, mikes sime të mirë, themelueses dhe drejtoreshës së këtij festivali, Vjosa Berishës. 🙏🏼
Mbajta fjalën që i dhashë Vjosës, pak kohë më parë, se Tirana do të ishte pjesë e Festivalit sepse besoj fort se ajo që është një histori suksesi në Prishtinë 🇽🇰 është edhe suksesi ynë në Tiranë. 🇦🇱