Fifi është njëra nga këngëtaret më të suksesshme dhe më të dashura të publikut.
Ajo përtej sukseseve në muzikë, komentohet shumë edhe për jetën e saj private, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja bën shpesh dedikime për të dashurin e saj në rrjete sociale, të cilat nuk tejkalohen pa vëmendjen e publikut.
Së fundi, Fifi ka postuar një imazh ku shihet në përqafim të Adisit, të cilit edhe ia ka kushtuar disa fjalë.
“Ti erdhe si shiu në jetën time, e ma shpërlave dhimbjen”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.
Adisi ndërkohë e shoqëron Fifin pothuajse gjatë gjithë kohës dhe në mbrëmjet e shumta muzikore në të cilat artistja performon.